Sali Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Sali Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Sali Berisha paraqitet në SPAK. Në mbështetje të tij, para godinës së Prokurorisë së Posaçme, ishin mbledhur edhe disa përkrahës në Berishës. Po sot, në orën 11:30, në GJKKO mbahet seanca paraprake për dosjen “Partizani”. Gjyqtarja Flojera Davidhi pritet të vendosë nëse do ta kalojë apo jo për gjykim dosjen për Sali Berishën, Jamarbër Malltezin, Fatmir Bektashin, Xhimi Begejan e Andia Pustinën.
Burimi: Kohajone.com