Sadushi: Pagat e gjyqtarëve të zhbllokohen menjëherë, Kushtetuta nuk negociohet
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të pagave të gjyqtarëve dhe administratës së gjyqësorit, si dhe nisjen pa vonesë të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura. Në përfundim të mbledhjes së gjyqtarëve, Sadushi u shpreh se bllokimi i pagave është i papranueshëm dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet. Ai theksoi se gjyqtarët janë të bashkuar në mbrojtjen e këtij qëndrimi, pavarësisht dallimeve që mund të kenë për mënyrën se si duhet të veprohet. Sipas Sadushit, qëllimi i mbledhjes nuk ishte vetëm shprehja e pakënaqësisë, por mbrojtja e parimit se asnjë organ administrativ apo pushtet tjetër nuk mund të kushtëzojë ose relativizojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ai nënvizoi gjithashtu se gjykatat duhet të vijojnë funksionimin dhe se...
Burimi:
ntv.al