Sadleva Bodo pritet të emërohet në krye të Burgjeve, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit
adriatik kupi-Sadleva Bodo TIRANË- Sadleva Bodo pritet të emërohet nesër, 13 tetor, në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit. Aktualisht, Bodo mban detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa më herët ajo ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme. Adriatik Kupi njoftoi mëngjesin e sotëm dorëheqjen nga drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas 7 muajsh në këtë detyrë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kupi listoi punën e tij gjatë kësaj periudhe, duke deklaruar se u është dhënë përparësi përmirësimit të kushteve të trajtimit të personave që vuajnë dënimin. Pas njoftimit të Kupit, Ministria bëri të ditur se ka pranuar dorëheqjen e tij, duke e falënderuar për përkushtimin në drejtimin e sistemit penitenciar gjatë këtyre muajve./ZËRI
Burimi:
zeri.ai