Sadiku në ring për medalje, përballet me holandezen Van der Toorn
23 September, 2026 - 10:30 Boksierja kosovare Donjeta Sadiku do të zhvillojë sot një nga meçet më të rëndësishme të saj në Kampionatin Evropian “Sofia 2026”. Sadiku do të përballet me holandezen Maund van der Toorn në çerekfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë. Dueli është paraparë të zhvillohet në ringun “B”, nga ora 13:30. Fitorja në këtë përballje do t’i siguronte Sadikut kalimin në gjysmëfinale dhe, rrjedhimisht, edhe një medalje në Kampionatin Evropian. Boksierja kosovare, e cila mban titullin e kampiones së Mesdheut, synon të vazhdojë rrugëtimin në garën kontinentale dhe të sigurojë një tjetër sukses për Kosovën. Në kampin kosovar mbizotëron besimi se Sadiku mund ta kalojë me sukses sfidën ndaj përfaqësueses së Holandës. Selektorja Marjola Sallauka ka shprehur optimizëm për paraqitjen e...
Burimi:
kultplus.com