Sabri Godo, një jetë kushtuar letërsisë, historisë dhe atdheut

Sabri Godo, një jetë kushtuar letërsisë, historisë dhe atdheut

Më 8 gusht 1929 lindi në Delvinë Sabri Godo, një nga figurat më të shquara të kulturës, letërsisë dhe jetës politike shqiptare. Shkrimtar, publicist, studiues i historisë dhe personalitet i angazhuar në zhvillimet kombëtare, ai la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e vendit. Sabri Godo hyri në letërsinë shqipe me vepra që mbahen si kryevepra në prozën dhe romanin historik. Me një gjuhë të pastër dhe një stil të matur e të menduar, ai solli tek lexuesi figura të mëdha të historisë shqiptare, si në romanin “Ali Pashë Tepelena” apo “Skënderbeu”, ku mjeshtërisht ndërthurte faktin historik me frymëzimin artistik. Vepra e tij është një thesar kulturor ku historia nuk është vetëm rrëfim i së shkuarës, por mësim dhe udhërrëfyes për brezat, transmeton KultPlus. Përveç letërsisë,...