Sa tokë punohet? 891 milionë lekë për censin e bujqësisë, gjoba kush s’përgjigjet

Sa tokë punohet? 891 milionë lekë për censin e bujqësisë, gjoba kush s’përgjigjet

Nga arat e mbjella te tokat djerrë, ullinjtë e kultivuar apo serrat me zarzavate, bashkë me fermat bujqësore dhe ato blegtorale… Pas 13 vitesh pritje, Shqipëria do të ketë një regjistër të përditësuar të tokave dhe kafshëve. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për Censin e Bujqësisë”. “Censi i Bujqësisë përfshin të gjitha njësitë ekonomike, që kanë në përdorim tokë bujqësore apo që kryejnë aktivitet bujqësor ose blegtoral, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Njësitë ekonomike bujqësore, objekt i censit, tregtojnë plotësisht apo pjesërisht produktet e tyre, ose mbulojnë vetëm nevojat e tyre familjare....