Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Sa mirë, atëherë
Poezi nga Zef Zorba Sa mirë, atëherë, o mite, kur isha fëmi; i lodhur prej lodrimesh gjithë ditën, nën hije të një shelgu bija këputur gjumi: ëndrra gjithfarë, plot ndriçime. I pezmatuar tash vetëm ndrydhi, e nata, e ditës lubi, shpirtin ndër helme përkundë, e arsyeja brehet panda, e brenë. E në agim shiroku, një mbas një, sy lotues ngulitë mbi xhame; bie ora pesë: unë kryqin marr në krah e më pak frymë fillohen për Kalvar. Eci. Dhe me ngadalë e lehtë një këngë sajohet ndër dej: “ad adiuvandum me festina”. E këmba përmbi baltë len gjurmë të thella. /KultPlus.com