Sa kafe mund të pimë në ditë?

Sa kafe mund të pimë në ditë?

Pirja e deri në 400 miligramëve kafeinë në ditë, që për shumicën e njerëzve korrespondon me rreth 3 deri në 5 filxhanë kafe, konsiderohet e sigurt për pjesën më të madhe të të rriturve. Madje, në disa raste, konsumi i moderuar i kafesë duket se lidhet me një rrezik më të ulët për sëmundjet kardiovaskulare. Ky është përfundimi i një deklarate të re shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës, të publikuar në revistën prestigjioze “Circulation”, ku janë shqyrtuar rezultatet e studimeve të fundit mbi ndikimin e kafesë dhe kafeinës në shëndetin e zemrës. Çfarë tregojnë studimet? Sipas të dhënave të analizuara, konsumimi i 3 deri në 5 filxhanëve kafe të zezë, rreth 240 ml secili, pa sheqer, ëmbëlsues, shurupe, kremra apo përbërës të tjerë shtesë,...