Sa ju kushtojnë fluturimet direkte në Estoni dhe Lituani

Sa ju kushtojnë fluturimet direkte në Estoni dhe Lituani

Linja ajrore kombëtare e Letonisë, airBaltic, ka nisur sot dy destinacione të reja direkte nga Tirana, duke lidhur kryeqytetin shqiptar me Tallinin (Estoni) dhe Vilniusin (Lituani).Këto fluturime të reja plotësojnë rrjetin e linjës në rajon, duke iu shtuar lidhjes ekzistuese me Rigën (Letoni), e cila nisi në sezonin veror të vitit të kaluar. Me këtë zhvillim, airBaltic njoftoi se forcon pozicionin e saj si një nga opsionet kryesore për lidhjet direkte të Shqipërisë me rajonin e Balltikut.Të dhënat e publikuara për çmimet e biletave vajtje-ardhje gjatë muajve qershor–shtator tregojnë një tendencë interesante të pozicionimit të linjës në treg.Nga të tre destinacionet, Vilnius rezulton të ketë çmimet më të ulëta përgjatë gjithë periudhës.Në qershor, një udhëtim vajtje-ardhje për në Vilnius kushton nga 225 € deri në...