Burimi:
Sot.com.al

Sa është paguar Chris LaCivita?/ Boçi: Transparenca sipas ligjit, jo kur t’ju teket juve
👁4781
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka refuzuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë mbi koston që i ka sjellë PD-së angazhimi i strategut amerikan të fushatës, Chris LaCivita. I ftuar në një studio televizive, Boçi theksoi se transparenca për financimet do të bëhet sipas afateve të parashikuara nga ligji dhe jo sipas dëshirës së gazetarëve apo publikut. Ai sqaroi se raporti financiar i fushatës do të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) brenda 60 ditëve pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, dhe se do të bëhet publik nga vetë institucioni. “Ka disa hapa për të bërë transparencën....