Ryshfet dhe korrupsion! 13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit, Qafë Bota u bllokua për disa orë

Ryshfet dhe korrupsion! 13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit, Qafë Bota u bllokua për disa orë

Një operacion në shkallë të gjerë kundër korrupsionit është duke u zhvilluar që nga mëngjesi i sotëm në zyrën doganore të Mavromatit, në Thesproti të Greqisë, vetëm pak metra larg kufirit me Shqipërinë. Sipas një deklarate zyrtare nga Ministria greke e Mbrojtjes së Qytetarit, operacioni po kryhet nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë në Epir dhe ka për qëllim goditjen e një rrjeti të dyshuar për ryshfet, korrupsion dhe shkelje të detyrës nga zyrtarë doganorë. Deri në këto momente, janë arrestuar 13 persona, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim. Autoritetet kanë mbajtur një profil të ulët...
Burimi: Top-Channel.tv