Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rutte: Nëse vazhdojnë marrëveshjet me Rusinë, do të ketë sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se nëse Brazili, Kina dhe India vazhdojnë të tregtojnë me Rusinë, do të përballen me sanksione të ashpra. Rutte e bëri deklaratën gjatë një takimi me senatorë në Kongresin e SHBA-së, një ditë pasi Presidenti Donald Trump njoftoi dërgesa të reja armësh në Ukrainë dhe kërcënoi të vendoste tarifa dytësore prej 100% për blerësit e eksporteve ruse nëse një marrëveshje paqeje nuk nënshkruhet brenda 50 ditëve. Lidhur me vendosjen e armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se detajet nuk janë diskutuar ende,...