Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rutte: NATO e angazhuar për stabilitetin në Ballkan, të fokusuar në Kosovë dhe Bosnje
Mark Rutte, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në një konferencë për media të mbajtur në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë ka ritheksuar përkushtimin e Aleancës ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur konkretisht Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën. Rutte theksoi se angazhimi i NATO-s në Ballkan vazhdon, duke veçuar rolin e trupave paqeruajtëse në Kosovë dhe Bosnje. “NATO vazhdon të jetë e fokusuar në rajon përmes pranisë së KFOR-it në Kosovë dhe EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë”, tha Rutte. Ai bëri të ditur se ka vizituar personalisht rajonin dhe është takuar me liderët lokalë, si në Kosovë ashtu...