Rusia: Ukraina po shtyn marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve

Rusia: Ukraina po shtyn marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve

Rusia pretendon se Ukraina ka shtyrë marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve. Vladimir Medinsky, një ndihmës i Presidentit Vladimir Putin, tha se lista e parë me 640 të burgosur lufte i ishte dhënë Ukrainës. Ai tha gjithashtu se trupat e ngrirë të 1,212 ushtarëve ukrainas janë sjellë në zonën e shkëmbimit në kamionë frigoriferikë. Por Medinsky pohoi se Ukraina “shtyu si pranimin e trupave ashtu edhe shkëmbimin e të burgosurve të luftës për një periudhë të pacaktuar”. Ende nuk ka pasur një përgjigje nga pala ukrainase. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv