Rusia thotë se do të riparojë bombarduesit e goditur nga dronët ukrainas: Ato nuk u shkatërruan

Rusia thotë se do të riparojë bombarduesit e goditur nga dronët ukrainas: Ato nuk u shkatërruan

Avionët rusë të goditur nga sulmet ukrainase më 1 qershor nuk janë shkatërruar plotësisht, por mund të riparohen, tha të martën zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov. Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS, Ryabkov tha: “Pajisjet në fjalë, siç thanë përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, nuk u shkatërruan, por u dëmtuan. Ato do të restaurohen.” Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se sulmi me dron i Ukrainës fundjavën e kaluar goditi deri në 20 avionë luftarakë rusë, duke shkatërruar rreth 10 prej tyre.Vladimir Putin i tha Presidentit të SHBA-së Donald Trump në një telefonatë të mërkurën se Moska duhet t’i përgjigjet sulmit të 1 qershorit.
Burimi: Vizionplus.tv