Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Rusia sulme të përgjakshme/ Putin fajëson Ukrainën për mungesën e armëpushimit
Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur mbi tre vjet më parë. Putin tha se është në favor të angazhimit në bisedime me Ukrainën, por se pritjet për rezultatet nuk duhet të jenë “të mëdha”. Këto deklarata ai i bëri gjatë një takimi me udhëheqësin bjellorus, Alayksandr Lukanshenka, në Valam, ishull në veriperëndim të Rusisë. “Në mënyrë që të arrihet një zgjidhje paqësore, na duhen bisedime serioze, jo publike. Kjo duhet të ndodhë në heshtje, në qetësinë e procesit...