“Rusia po përgatit një “ndërhyrje të paprecedentë” në zgjedhjet e vjeshtës”, Kremlini mohon deklaratën e presidentes së Moldavisë

“Rusia po përgatit një “ndërhyrje të paprecedentë” në zgjedhjet e vjeshtës”, Kremlini mohon deklaratën e presidentes së Moldavisë

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 28 shtatorit. Ajo paralajmëroi se Moska po përgatit mjete politike për të ndikuar rezultatin dhe për të fituar shumicën në Parlamentin e ri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u përgjigj shkurt se “Rusia nuk ndërhyn në punët e asnjë vendi”. Në konferencën për media pas mbledhjes së këshillit, shefja e shtetit deklaroi se Kremlini do të përdorë disa “instrumente politike” për të rritur gjasat e tij për të siguruar shumicën në Parlamentin...