Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rusia paralajmëron NATO-n në rast përshkallëzimi luftarak, kreu i spiunazhit rus: Polonia dhe shtetet baltike do ta pësojnë të parat
👁9857
Rusia dhe Bjellorusia janë të gatshme të veprojnë në mënyrë parandaluese ndaj rritjes së përshkallëzimit ushtarak nga vendet evropiane mbi Ukrainën, tha të martën kreu i shërbimit të spiunazhit të jashtëm të Rusisë, sipas mediave shtetërore. “Ne ndjejmë dhe shohim se vendet evropiane, veçanërisht Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, po rrisin nivelin e përshkallëzimit rreth konfliktit të Ukrainës. Prandaj, ne duhet të veprojmë me parandalim. Ne jemi gati për këtë”, u citua të thoshte Sergei Naryshkin nga agjencitë ruse të lajmeve TASS dhe RIA. Në rast të një sulmi ndaj Rusisë ose Bjellorusisë, Rusia do të hakmerret kundër NATO-s...