Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Numri i të vdekurve nga një seri sulmesh ruse me dronë dhe raketa në Kiev është rritur në 15, ndërsa 145 persona janë plagosur, përfshirë 14 fëmijë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës një djalë 6-vjeçar dhe nëna e tij janë konfirmuar ndër viktimat. Zyrtarët lokalë thonë se sulmet goditën më shumë se 24 lokacione në disa lagje të kryeqytetit dhe rrëzuan një bllok apartamentesh banesore, duke shkaktuar viktima masive dhe panik qytetar. Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se ky ishte sulmi me më shumë fëmijë të plagosur brenda një nate që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë në...