Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rusia nuk negocion “territorin e saj/ Lavrov: Krimeja, një marrëveshje e përfunduar
👁8634
Rusia nuk “negocion territorin e saj”. Kështu është shprehur, ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov në një intervistë për CBS News, ku ka këmbëngulur se pushtimi i Krimesë nga vendi i tij është një “marrëveshje e përfunduar”. Reagimi i Lavrov vjen pasi Donald Trump u tha gazetarëve se ai mendon se Volodymyr Zelensky është gati të heqë dorë nga gadishulli. Kujtojmë se sipas planit të paqes me shtatë pika i raportuar nga Uashingtoni thoshte se SHBA do të njihte zyrtarisht sovranitetin rus mbi Krimenë.