Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rusia nis testime për t’i identifikuar liderët që fëmijë
Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10.000 fëmijë dhe adoleshentë për t’i identifikuar liderët dhe “anti-liderët”, me qëllim të rritjes së ndjenjës së patriotizmit dhe nxitjes së të rinjve drejt roleve ku performojnë më mirë. Mund të tingëllojë distopiane, por nuk është ashtu. Është vetëm Rusia e vitit 2025 – periudhë kur presidenti rus, Vladimir Putin, i cili e ka shtyrë vendin e tij në një luftë shkatërruese kundër Ukrainës, dhe rrit konfrontimin me Perëndimin, po synon t’i rrisë dozat e patriotizmit dhe ta shtypë disidencën. E lansuar nga Rospatriottsentr (Qendra ruse e Patriotëve), pjesë...