Rusia lëshon mbi 300 mjete ajrore ndaj Ukrainës, tre të vrarë dhe disa të lënduar në Odesa

Rusia lëshon mbi 300 mjete ajrore ndaj Ukrainës, tre të vrarë dhe disa të lënduar në Odesa

Sulmet e reja ruse gjatë natës vranë tre persona në Odesa dhe plagosën disa të tjerë në Ukrainë. Presidenti Volodymyr Zelensky bëri thirrje për veprime konkrete nga aleatët e tij perëndimor kundër Moskës. Këto sulme vazhdojë edhe pas bisedimeve për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll. Moska kishte premtuar sulme hakmarrëse pas një serie sulmesh ukrainase në territorin e saj, të cilat ishin vetë një përgjigje ndaj pushtimit rus të nisur në vitin 2022. Mbrëmë forcat ruse lëshuan 315 mjete ajrore pa pilot ndaj Ukrainës, ku 213 prej tyre u rrëzuan nga mbrojtja ajrore. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv