Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rusia lëshoi 273 dronë në Ukrainë gjatë natës në sulmin më masiv deri më sot
Rusia lëshoi 273 dronë në Ukrainë gjatë natës në sulmin më masiv që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, njoftoi këtë mëngjes Forca Ajrore Ukrainase. Njoftimi thotë se mbrojtja ajrore ukrainase ka kapur 88 dronë rusë, raportoi AP. Sulmet kishin në shënjestër rajonin e Kievit, Dnipropetrovskut dhe Donetskut. Më parë, sulmi më masiv rus ndaj Ukrainës u krye në prag të përvjetorit të tretë të fillimit të luftës, kur u nisën 267 dronë. Një grua u vra dhe tre persona u plagosën në një zjarr në një fabrikë që shpërtheu për shkak të një sulmi me dron rus gjatë...