Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rusia ia kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë
👁8895
Rusia i ka kthyer edhe 1.200 trupa për të cilët thotë se i përkasin qytetarëve ukrainas të vrarë në luftë, thanë autoritetet ukrainase të dielën. Ndërkohë, luftime të ashpra kanë vazhduar dhe Rusia pretendoi se ka marrë nën kontroll një fshat në rajonin e Donjeckut. Riatdhesimet po kryhen pas dy rundesh bisedimesh të drejtpërdrejta për paqe në Stamboll, të cilat prodhuan marrëveshje për këmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vdekurve, por nuk sollën përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. “Edhe 1.200 trupa, që pala ruse pretendon se i përkasin qytetarëve ukrainas, përfshirë ushtarë,...