Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rusia godet autobusin që transportonte punëtorë në Ukrainë, 9 të vrarë dhe 30 të plagosur
👁12016
Nëntë persona janë vrarë pasi një dron rus goditi një autobus që transportonte punëtorë në Ukrainë, thonë zyrtarët. Sulmi ndodhi të mërkurën në mëngjes në qytetin jug-qendror të Marhanets. Serhiy Lysak, shefi rajonal i Dnipropetrovsk, tha se të paktën 30 persona u plagosën, duke shtuar se “numri i viktimave është vazhdimisht në rritje”. Sulmi vjen ndërsa zyrtarë nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, SHBA dhe Ukraina po përgatiten të mbajnë bisedime në Londër me qëllim sigurimin e një armëpushimi. Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Vlerësohet se qindra mijëra njerëz janë vrarë ose plagosur...