Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Rusia bën thirrje për kujdes “me retorikën bërthamore”
Foto ilustruese MOSKË- Rusia bëri thirrje për kujdes, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, javën e kaluar njoftoi për dislokimin e dy nëndetëseve bërthamore afër Rusisë, pas një përplasjeje online me ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev. Trump tha se ka urdhëruar dislokimin e dy nëndetëseve bërthamore për shkak të “deklaratave jashtëzakonisht provokuese” të bëra nga Medvedevi. Presidenti amerikan nuk specifikoi nëse bëhej fjalë për nëndetëse të pajisura me armë bërthamore apo vetëm nëndetëse që operojnë me energji bërthamore. Ai po ashtu nuk dha detaje për vendndodhjen e nëndetëseve, pasi vendndodhjet e tyre mbahen sekret nga ushtria amerikane. “Rusia është shumë e vëmendshme ndaj...