Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rusi, vala e madhe e të nxehtit godet Moskën, thyhet rekordi 30-vjeçar
Moska është ende nën ‘pushtetin’ e të nxehtit sot, pasi temperaturat arritën mbi 35 °C, duke “thyer” një rekord që kishte qëndruar për gati 30 vjet, siç njoftoi shërbimi meteorologjik. Në kryeqytetin rus, rekordi i temperaturës për 10 korrikun ishte 33.4 gradë, i cili ishte regjistruar në vitin 1996. Dje, ky rekord u thye, me termometrin që shënoi 33.9 °C. Sot, mund të vendoset një rekord i ri, pasi meteorologët parashikojnë se temperatura do të arrijë madje 36 gradë. Vala e të nxehtit do të vazhdojë deri në fillim të javës së ardhshme në Rusinë qendrore dhe jugore evropiane. Qendra...