Rupert Everett: ‘Më larguan nga Emily in Paris, për mua ishte një tragjedi’

Rupert Everett: ‘Më larguan nga Emily in Paris, për mua ishte një tragjedi’

Aktori britanik Rupert Everett ka zbuluar së fundmi se nuk do të rikthehet më në serialin e njohur të Netflix, “Emily in Paris”. I njohur për rolin e Giorgio Barbieri, drejtori i një firme dizajni të brendshëm, që u shfaq në një episod të sezonit të fundit, Everett tha se është larguar nga seriali pa paralajmërim. “Më pushuan. Bëra një skenë në sezonin e fundit dhe më thanë: ‘Vitin tjetër do të flasim,’” tha ai gjatë një interviste në festivalin ndërkombëtar të filmit Marateale në Maratea, Itali.“Prita që të më telefononin, por në fund, nuk ndodhi kurrë, dhe thjesht më pushuan.”...