Rumania dhe Polonia marrin çmimet kryesore në `Summer Culture 13`

Rumania dhe Polonia marrin çmimet kryesore në `Summer Culture 13`

Festivali ndërkombëtar i arteve performuese “Summer Culture 13” është mbyllur të dielën me ndarjen e çmimeve për shfaqjet pjesëmarrëse, pas një edicioni të suksesshëm me shfaqje nga vende të ndryshme, që sollën vlera të larta artistike për publikun dhe artistët kosovarë. Juria ia ka ndarë çmimin për shfaqjen më të mirë performancës “#notI” nga Rumania. Ky çmim iu dha për gjuhën e fuqishme dhe të veçantë teatrale, si dhe për trajtimin e guximshëm të temave me rëndësi për shoqërinë bashkëkohore. Shfaqja arrin të ndërthurë me sukses materialin dramaturgjik të fragmentuar, muzikën, interpretimin aktorial dhe elementet vizuale, duke krijuar një përvojë skenike koherente dhe tërheqëse, me një vijë të qartë dramaturgjike dhe një lidhje të drejtpërdrejtë me publikun dhe realitetet e shoqërisë bashkëkohore. Çmimin për regjisorin...