Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Ruki Kondaj, gruaja shqiptare që është nderuar me medaljen e Kurorëzimit të Mbretit Charles III
Ruki Kondaj është me profesion mjeke, por aktiviteti i saj është shtrirë për shumë vite në ruajtjen e vlerave të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare në Kanada, e cila prej viteve të 90-ta jeton atje. Ruki Kondaj është një prej figurave shqiptare që është shndërruar në urën e komunikimit mes figurave të njohura shqiptare me atë kanadeze, e cila shumë shpesh ka prezantuar artistë shqiptarë para audiencës kanadeze, duke i prezantuar shumë shpesh edhe brenda parlamentit kanadez. Por puna më e madhe që vlerësohet të ketë bërë Ruki Kondaj është ai i miratimit të ligjit të trashëgimisë shqiptare në Kanada, kontribut që ka bërë krenarë shumë shqiptarë që jetojnë në Kanada. Dhe për kontributin e saj në shumë dimensione, Ruki Kondaj brenda këtij viti është dekoruar...