Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se sanksionet ekonomike dhe bllokada detare ndaj Iranit po japin rezultate, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë objektivat e tyre pa pasur nevojë për ndërhyrje të reja ushtarake. Duke folur për gazetarët në Paris, pas dy ditësh takimesh me aleatët e G7-ës, Rubio hodhi poshtë pretendimet se pezullimi i sulmeve të reja ndaj Iranit përbën një ngërç në konflikt. Sipas tij, presioni ekonomik ndaj Teheranit është i jashtëzakonshëm dhe po intensifikohet çdo ditë. “Presioni ekonomik që po ushtrohet aktualisht ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm dhe po shtohet vazhdimisht. Ai po rritet çdo ditë”, deklaroi Rubio. Kreu i diplomacisë amerikane theksoi se Uashingtoni nuk ka arsye të ndërmarrë sulme të tjera ushtarake nëse të njëjtat objektiva...