Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Arsimi parauniversitar me orar të zgjatur deri në orën 17:00, duke nisur nga janari. Krahas këtij ndryshimi, Ministria e Arsimit parashikon zgjerimin e programeve pas mësimit, ku nxënësit do të kenë mundësi të kryejnë edhe detyrat shkollore. Ndërkohë, për studentët parashikohen bursa financiare që variojnë nga 10 mijë deri në 50 mijë lekë të reja, në varësi të rezultateve akademike. Këto janë disa nga masat e bëra publike nga zëvendësministrja e Arsimit, Orjana Osmani, në një intervistë për emisionin “Tirana Live”, ku foli për investimet në arsimin parauniversitar, atë universitar dhe kërkimin shkencor, si dhe për mbështetjen financiare ndaj studentëve. Osmani theksoi se synimi kryesor është rritja e cilësisë në arsim, përmirësimi i shërbimeve për studentët dhe përafrimi i sistemit arsimor me kërkesat e Bashkimit...