Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Rreth 800 mijë vende pune pritet të zhduken në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme si pasojë e përhapjes së inteligjencës artificiale. Paralelisht, teknologjia e re do të sjellë edhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke ndryshuar ndjeshëm strukturën e tregut gjerman të punës. Paralajmërimi vjen nga Andrea Nahles, drejtuese e Agjencisë Federale të Punësimit në Gjermani, e cila në një intervistë për gazetën “Handelsblatt” theksoi se pothuajse asnjë profesion nuk është më i mbrojtur nga ndikimi i inteligjencës artificiale. Sipas saj, disa sektorë do të përballen me pasoja më të mëdha se të tjerët. Ndër më të rrezikuarit janë ofruesit e shërbimeve, kompanitë e sigurimeve dhe bankat, ku një pjesë e konsiderueshme e proceseve mund të automatizohet përmes teknologjive të reja. Në...