“Dorëzoni Radoiçiçin”- Kurti nga Prishtina: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin!
Kryeministri Albin Kurti shprehet se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI: Kosova është shtet i pavarur. Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë një bashkëbisedimi që pati me studentët në Paris. Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka thënë se ky proces duhet të përfshijë edhe përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, duke kërkuar dorëzimin e Milan Radoiçiçit, të cilin e cilësoi si arkitektin kryesor të sulmit ku mbeti i vrarë togeri Afrim Bunjaku. “Ky duhet të jetë gjithashtu një proces përmes të cilit qeveria e Serbisë, e cila së fundmi ka kaluar nëpër një ndryshim të udhëheqjes, të arrijë ta njohë realitetin e shekullit XXI: Kosova është shtet i pavarur,...
Burimi:
javanews.al