Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të martën se një samit i mundshëm mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës do të ishte “një gjë shumë pozitive për botën”, veçanërisht në kuadër të diskutimeve për kontrollin e armëve bërthamore. Gjatë një prononcimi për gazetarët në Indi, Rubio tha se ekziston mundësia që të tre vendet të zhvillojnë bisedime në nivelin më të lartë, duke theksuar se presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur gatishmërinë për një takim të tillë. “Mendoj se ekziston një mundësi dhe presidenti Donald Trump shprehu gatishmërinë për ta bërë këtë, që Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina, në nivel udhëheqësish, të zhvillojnë një bisedë për çështje të tilla si kontrolli i armëve”, u shpreh Rubio. Ai argumentoi se komunikimi...