Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rrugorja e Tiranës/ Shoferët problematikë vëzhgohen me “lupë”, 10 të arrestuar në 72 orë dhe mbi 5 mijë gjoba…
👁8639
Policia Rrugore e Tiranës, tregohet “agresive” për shoferët problematikë në rrugët e Tiranës. Në 72 orëshin e fundit, policia bën me dije se janë arrestuar dhe proceduar 10 shoferë, 2 prej të cilëve tentuan të korruptonin punonjësin e Policisë, për të shmangur ndëshkimin për shkeljet e kryera. Si rezultat i përdorimit të mjeteve logjistike bashkëkohore, kryesisht radarëve dhe dronëve, janë vendosur 5083 masa administrative për shkelje të ndryshme rrugore. Gjithashtu, janë bllokuar edhe 8 automjete. Njoftimi zyrtar i policisë, Tiranë: “Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në zbatim të masave shtesë të ndërmarra me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë...