Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rrugët shqiptare në kolaps/ Mbi 1 mijë aksidente në dy muaj, gushti pritet edhe më keq!
13 aksidente automobilistike regjistrohen çdo ditë në rrugët e vendit tonë për shkak të shpejtësisë dhe mos respektimit të rregullave të qarkullimit. Gati 500 u regjistruan gjatë muajit korrik dhe po aq në qershor ndërkohë që ngarkesa më e madhe nëpër rrugë pritet të jetë gjatë muajit gusht për shkak të emigrantëve që vijnë për të pushuar, por edhe turistëve të huaj. Drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencës Dr Skënder Brataj thekson se numri i të aksidentuarve dhe të dëmtuarëve është më lartë. “Ka ndryshuar edhe natyra e aksidenteve pasi përplasen disa makina zinxhir dhe janë të tejmbushura me pasagjerë çka e rrit numrin e të dëmtuarve dhe po kështu kanë nevojë për transport për të marrë ekzaminimet e duhura”, shprehet Dr. Skënder Brataj. Aksi...