Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rruga “Don Bosko” në rikonstruksion të plotë, Benet Beci inspekton punimet
Rruga “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës është kthyer në një kantier intensiv pune, ku prej ditësh kanë nisur ndërhyrjet për ndërtimin e kolektorit dhe rikonstruksionin e trotuareve. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet, duke theksuar se ky segment, i amortizuar prej vitesh, do të transformohet tërësisht brenda pak javësh. Punimet po realizohen nga ekipet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Ujësjellës-Kanalizime, të cilët po punojnë në disa drejtime njëkohësisht për të përshpejtuar përfundimin e projektit. Qëllimi është jo vetëm përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe trotuareve, por edhe zgjidhja përfundimtare e problemeve me kanalizimet dhe...