Rrjeti kriminal i furrave të bukës/ Kapet duke u arratisur drejt Shqipërisë biznesmeni grek (EMRI)

Rrjeti kriminal i furrave të bukës/ Kapet duke u arratisur drejt Shqipërisë biznesmeni grek (EMRI)

Një biznesmen i njohur grek, pronar i rrjetit të furrave të bukës “Horiatiko”, është arrestuar në Janinë, teksa dyshohet se po tentonte të largohej drejt Shqipërisë për t’i shpëtuar hetimit të një rrjeti të madh kriminal që vepronte në disa zona të Greqisë. Bëhet fjalë për 59-vjeçarin Angelos Giannakopoulos, i njohur edhe me pseudonimet “Babi” dhe “Shefi”. Ai është në qendër të një hetimi dhjetëmujor të Drejtorisë greke për Luftimin e Krimit të Organizuar, që ka zbuluar dyshime për një skemë të gjerë evazioni fiskal, pastrim parash dhe mashtrime me prokurimet publike. Sipas mediave greke, operacioni policor ka çuar deri më tani në arrestimin e 59 personave, ndërsa në dosjen hetimore përmenden gjithsej 149 të dyshuar. Sipas hetimeve, rrjeti përdorte dhjetëra kompani, disa prej të...