Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rrjetat antibreshër, AZHBR: Skema Kombëtare e Investimeve grant 50% të vlerës
Fermerët me mbështetjen edhe nga Skema Kombëtare e Investimeve, do të shtojnë mbrojtjen e prodhimit bujqësor nga risku klimaterik. Një nga zgjidhjet më efikase, për të menaxhuar riskun klimaterik dhe dëmet që vijnë si rrjedhojë e ndryshimeve të shpeshta e të paparashikuara të klimës, është vendosja e rrjetave antibreshër për të mbrojtur prodhimin. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, përmes Skemës Kombëtare të Investimeve mbështet me financim fermerët për instalimin e rrjetave antibreshër në blloqe ekzistuese me të mbjella bujqësore. Sipas AZHBR-së, Skema Kombëtare e Investimeve financon rrjetat për mbrojtjen nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, për sipërfaqe nga 1 ha deri në 5 ha. “Masa e përfitimit është 50% e vlerës totale të investimit dhe shkon deri në 1.5...