Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rrjedhja e të dhënave trondit Britaninë, talebanët vrasin vëllanë e një ushtari afgan që punoi për Shërbimin Special Ajror
Vëllai i një ish-ushtari elitar afgan, që shërbeu përkrah forcave speciale britanike, është vrarë nga talebanët në Afganistan. Lajmi vjen disa ditë pas publikimit të një rrjedhjeje të madhe të të dhënave që ekspozoi emrat e mijëra bashkëpunëtorëve afganë të Mbretërisë së Bashkuar. Viktima ishte vëllai i një pjese të “Njësive Treshe”, forca elitare afgane të krijuara dhe të udhëhequra nga Britania për të ndjekur talebanët. Vëllai i tij, tashmë i zhvendosur në Britani përmes programit ARAP, besohet të jetë ekspozuar përmes databazës që përfshinte mbi 50,000 emra. Adnan Malik, avokat i firmës Barings Law, tha për The Times se...