Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rritje të buxhetit 5 % për mbrojtjen nga NATO, Auron Dodi: Gjermania do të hapë 10 mijë vende të reja pune
Gjermania do të investojë shuma rekord për ushtrinë dhe infrastrukturën, kjo u konfirmua këtë javë me buxhetin e parë të qeverisë nën kancelarin Friedrich Merz. Berlini theksoi rolin udhërrëfyes, krahas SHBA, edhe në miratimin e kuotës 5% për mbrojtjen të NATO-s. Auron Dodi nga Deutsche Welle, tregon më shumë. Samiti i NATO-s miratoi të mërkurën rritjen në 5% të prodhimit ekonomik vjetor për mbrojtjen. Si u prit ky hap në Gjermani? Auron Dodi: Përsa i përket samitit të NATO-s: kancelari Friedrich Merz e quajti “samit historik”. Foli për “një ditë të paharrueshme, që do të hyjë me siguri në historinë...