“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar paketën e re fiskale të qeverisë, duke e cilësuar atë si një goditje për shtresat më të varfra, bizneset e vogla dhe shtresën e mesme. Sipas tij, rritja e taksave është bërë pa paralajmërim dhe pa konsultim me qytetarët. Berisha pretendon se përmes kësaj pakete qeveria synon të rrisë të ardhurat në buxhet deri në 10 miliardë, por sipas tij, kjo do të sjellë më shumë vjedhje dhe varfërim për qytetarët. Ai iu referua edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke pretenduar se një pjesë e madhe e parave të buxhetit shpërdorohet. Kreu i PD-së u ndal te ndryshimet e TVSH-së për produktet ushqimore, duke argumentuar se përfshirja e dyqaneve në fashën e TVSH-së do t’i detyrojë...
Burimi:
javanews.al