Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Rritje e turistëve në Shqipëri”, Dhoma Amerikane e Tregtisë: Në disa zona, shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm dhe keqmenaxhimi i ujërave të zeza
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri në një deklaratë ka shprehur vlerësimet për impaktin pozitiv të aktivitetit turistik në ekonominë shqiptare, rritjen e investimeve private në strukturat e reja akomoduese, si dhe tendencën në rritje të fluksit të turistëve të huaj. Në mbështetje të këtij sektori, Dhoma Amerikane shprehet se dëshiron të sjellë në vëmendje disa prej sfidave me të cilat po përballen anëtarët e tyre në këtë fillim sezoni. Adresimi i tyre në kohë, do të ndihmojë për të ruajtur suksesin e deritanishëm të promovimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajonin e Mesdheut, theksohet...