Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rritet rreziku nga vullkani shumë pranë Shqipërisë, ekspertët paralajmërojnë për një kaos nga shpërthimi
👁8902
Një seri tërmetesh të njëpasnjëshme pranë Campi Flegrei, një vullkan i fjetur në jug të Italisë, ka ngritur alarmet në mesin e ekspertëve, të cilët paralajmërojnë për një riaktivizim të mundshëm që mund të ketë pasoja të mëdha globale. Kjo zonë vullkanike, e njohur për potencialin e saj shkatërrues, është goditur së fundmi nga një tërmet me magnitudë 4.4 ballë – më i fuqishmi në katër dekadat e fundit. Sipas Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), në gjashtë muajt e fundit janë regjistruar mbi 3000 lëkundje sizmike, ndërsa emetimet e gazrave kanë shënuar një rritje të ndjeshme. Këto zhvillime...