Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rritet numri i fëmijëve me autizëm
Në ditën botërore të ndërgjegjësimit për autizmin, ekspertët thonë se ka shumë rëndësi diagnostikimi i hershëm i fëmijëve. “Identifikimi i shenjave të hershme janë të dallueshme që në dy vitet e para të jetës. Sa më herët të fillojë identifikimi i shqetësimeve, aq më herët ndërhyrja, aq më herët kapërcehet dhe pragu i vështirësive”, shprehet koordinatorja e Qendrës Rajonale për Autizmin, Juliana Esaj. Cilat janë simptomat që duhet të bëjnë prindërit t’u drejtohen ekspertëve. “E folura është elementi më dallues. Duke qenë se folura vjen dhe çik më herët dhe prindërit presin që të imitojnë, presin që të thonë disa fjalë, është më e dukshme. Pra kemi një stopim të komunikimit, moszhvillim të tij apo dhe një vonesë. Pjesa tjetër është pjesa e ndarjes së...