Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rritet numri i azilkërkuesve në Evropë, 7% më shumë fituan ‘statusin e mbrojtjes’ nga BE në 2024
👁3902
Në vitin 2024, vendet e Bashkimit Evropian kanë dhënë statusin e mbrojtjes për 437,900 azilkërkues, duke shënuar një rritje prej 7% krahasuar me vitin 2023, kur kjo shifër ishte 409,530. Të dhënat janë publikuar sot nga Eurostat. Nga personat që përfituan nga kjo mbrojtje, 42% morën statusin e refugjatit, 39% përfituan mbrojtje ndihmëse dhe 19% morën status humanitar. Vendet që dhanë numrin më të madh të statuseve të mbrojtjes janë Gjermania, Franca dhe Spanja. Gjermania kryeson me 150,500 raste (34% e totalit), e ndjekur nga Franca me 65,230 dhe Spanja me 50,915. Së bashku, këto tri shtete përbëjnë 61% të...