Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet e konsumit
Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin korrik 2025 është 2,5%, teksa një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1%. Rritja vjetore e çmimeve në muajin korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,08 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,61 pikë përqindje. Krahasuar me muajin Korrik 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7,7 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,4 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %. Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri, Indeksi mat ndryshimet relative...