Rritet bilanci i viktimave në Plaka/ Gjenden të 6 trupat, mes tyre edhe tre shqiptarët

Rritet bilanci i viktimave në Plaka/ Gjenden të 6 trupat, mes tyre edhe tre shqiptarët

Rritet në 6 numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm në Plaka të Athinës. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e të gjashtë personave që rezultonin të zhdukur pas shembjes së ndërtesës. Mes viktimave janë edhe tre shqiptarë me shtetësi amerikane, Florin Hoxha, Florida Hoxha dhe Eris Cani. Tre shqiptarët ishin familjarë: Florin Hoxha dhe Florida Hoxha ishin vëlla e motër, ndërsa Eris Cani ishte bashkëshorti i Floridës. Kështu, bilanci tragjik i shpërthimit të ndodhur të premten në mëngjes në rrugën Lysikratous, në zemër të Athinës, shkon në gjashtë viktima. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit, ndërsa dyshimet paraprake lidhen me një rrjedhje gazi natyror.