Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Rriten shkeljet në prokurime, konkurrenca po kufizohet, tenderat anulohen pa sqarim
👁6308
Mungesa e transparencës dhe praktikat e dyshimta në vlerësimin e ofertave po kthehen në shqetësim të përsëritur, që ngre alarmin për tendera të anuluar pa sqarim dhe kritere që favorizojnë subjektivitetin.Përmes një raporti të bërë publik, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) evidenton raste të përsëritura shkeljesh nga të njëjtat autoritete kontraktore, si dhe praktika që përjashtojnë padrejtësisht operatorë ekonomikë përmes kushteve të papërshtatshme.Raporti nxjerr në pah shkeljet më të shpeshta të institucioneve publike gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit në vitin 2024.Sipas dokumentit, është rritur ndjeshëm përdorimi i procedurës “me negocim pa shpallje paraprake”, duke ulur transparencën dhe konkurrencën në...